Zyrë e re ADISA në Pogradec/ Mbi 750 shërbime publike përmes portalit e-Albania

0
37

Zyra me një ndalesë ADISA do të ofrojë mbi 750 shërbime publike përmes portalit e-Albania edhe në Pogradec.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi ndërsa njoftoi çeljen e zyrës së re të shërbimeve ADISA në Pogradec, theksoi se do të ofrohen mbi 750 shërbime publike përmes portalit e-Albania.

“10 sportele në shërbim të qytetarëve të Pogradecit dhe zonave përreth, të cilat do të ofrojnë asistencë dhe informacion të plotë për të gjitha shërbimet publike, si dhe të gjitha shërbimet vendore të Bashkisë”, informoi ai.

Ministri theksoi se kjo zyrë do të shërbejë mesatarisht për 200 qytetarë në ditë në ambiente bashkëkohore dhe ky është një sistem elektronik i menaxhimit të radhës.

“Infrastrukturë e përshtatur për PAK si dhe respektim i plotë i protokollit antiCovid”, ka shtuar Shalsi.

zyra 1 1 315x420 1 225x300 - Zyrë e re ADISA në Pogradec/ Mbi 750 shërbime publike përmes portalit e-Albania

zyra 4 1 560x420 1 300x225 - Zyrë e re ADISA në Pogradec/ Mbi 750 shërbime publike përmes portalit e-Albania

zyra 3 1 560x420 1 300x225 - Zyrë e re ADISA në Pogradec/ Mbi 750 shërbime publike përmes portalit e-Albania

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu