Zoom : Sherbimi i komunikimit me video dhe audio me popullaritetin me te larte gjate pandemise COVID/19

0
1779

Në industrinë e teknologjisë dhe produkteve dixhitale, në kohën e pandemisë globale të COVID-19 fituesi kryesor është shërbimi i famshëm i komunikimit me video dhe audio thirrje, Zoom, i cili së fundmi ka fituar shume popullaritet.

Lehtësia e përdorimit të Zoom-it, funksionet e shumta dhe niveli i shërbimit falas e kanë bërë atë një burim të pazëvendësueshëm për të gjitha ato takime zyrash që dikur ndodhnin në dhomat e konferencave, por edhe për mësuesit, shërbimet fetare, madje edhe qeveritë.

Përdorimi i përhapur, nga ana tjetër,ka terhequr  vëmendjen e njerëzve lidhur me privatesine dhe praktikat e mbledhjes së të dhënave të Zoom-it.

Mirëpo, Zoom këtë javë bëri disa ndryshime në  politikat e sigurise. “Zoom nuk i shet askujt përmbajtjen e klientit dhe nuk përdor atë për çfarëdo qëllimi reklamimi,” thekson  kompania , një ndryshim i mirëpritur ky, gjithsesi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu