Zbatimi i sistemeve dhe procedurave moderne doganore/ Dogana Shqiptare merr pjesë në Këshillin e Bashkëpunimit Doganor të OBD-së

0
4

Perfaqesues të Administratës Doganore Shqiptare morën pjesë në Sesionin e 135-të /136-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave.

OBD është një qendër ndërkombëtare e njohur për ekspertizën doganore dhe ka një rol kryesor në zhvillimin, promovimin dhe zbatimin e sistemeve dhe procedurave moderne doganore.

Në kushtet e pandemisë COVID-19, takimi i kryetarëve të Delegacionit të Këshillit, i cili u mbajt virtualisht miratoi ndryshimet e propozuara në sistemin e harmonizuar të vitit 2022, të miratuar nga Komiteti i Sistemit të Harmonizuar, rekomandimet e sesionit të 103-të të Komitetit të Financave, konfirmimin për zgjatjen e jashtëzakonshme të përkohshme deri në dhjetor 2020 të mandatit të kryetarit dhe zv/kryetarëve të Komitetit të Auditimit dhe Komisionit të Financave, si dhe konfirmimin për nënkryetarët rajonalë të emëruar në Komisionet e Politikave, Komitetit të Auditimit dhe Komitetit të Financave.

Qëllimi kryesor i Organizatës Botërore të Doganave është rritja e efikasitetit të administratave doganore ku janë anëtare 183 shtete, duke ndihmuar në realizimin me sukses të objektivave të përcaktuara në nivelin kombëtar, në fushën e mbledhjes së taksave, siguria kombëtare, lehtësimi i tregtisë, mbrojtja e shoqërisë dhe mbledhja e të dhënave statistikore.

3680371D AAD3 419B 95A3 7EB89AF68F0B 300x225 - Zbatimi i sistemeve dhe procedurave moderne doganore/ Dogana Shqiptare merr pjesë në Këshillin e Bashkëpunimit Doganor të OBD-së52F0FFF7 5B80 41F9 A007 154B70E405C8 300x225 - Zbatimi i sistemeve dhe procedurave moderne doganore/ Dogana Shqiptare merr pjesë në Këshillin e Bashkëpunimit Doganor të OBD-sëCF29015D F535 4DAA 8CFB 7836F5219C46 300x225 - Zbatimi i sistemeve dhe procedurave moderne doganore/ Dogana Shqiptare merr pjesë në Këshillin e Bashkëpunimit Doganor të OBD-së9FC3376E 047C 4435 8885 1B457032510D 300x225 - Zbatimi i sistemeve dhe procedurave moderne doganore/ Dogana Shqiptare merr pjesë në Këshillin e Bashkëpunimit Doganor të OBD-së

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu