Volumi i mallrave të transportuara përmes hekurudhës në muajin Mars ra me 13.8%

0
969

Masat shtrënguese që po zbatohen në të gjithë botën për të parandaluar përhapjen e infeksionit COVID-19 kanë prekur edhe transportin hekurudhor.

Volumi i mallrave të transportuara përmes hekurudhës në muajin mars të këtij viti rezulton 2.6 milionë tonë-kilometër, duke shënuar një ulje me 13.8%, krahasuar me muajin mars të vitit 2019.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në tremujorin e parë të 2020, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 8.6 milionë tonë-kilometër, duke u rritur me 5.6%, krahasuar me tremujorin e parë të 2019./ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu