Biznesi në ndihmë të komunitetit/ Kim, bisedë online me bordin e drejtuesve të Dhomës Amerikane të Tregtisë

0
31

Ndihma sa më e mirë ndaj komunitetit të biznesit ishte në qendër të takimit online që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilloi me bordin e drejtuesve të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe drejtuesit ekzekutivë të kompanive anëtare.

Ata po punojnë për të ndihmuar komunitetin, për t’i mbajtur njerëzit të punësuar dhe për të këshilluar se si mund të ndihmohet sa më mirë komuniteti i biznesit.

“Në kohë të vështira si këto që po kalojmë, është bukur të shohësh komunitetin e biznesit të hedhë një hap përpara për të ndihmuar aty ku ka nevojë”, thekson ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

“Dje, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim bisedoi me bordin e drejtuesve të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe drejtuesit ekzekutivë të kompanive anëtare, të cilët po punojnë për të ndihmuar komunitetin, për t’i mbajtur njerëzit të punësuar dhe për të këshilluar se si mund të ndihmohet sa më mirë komuniteti i biznesit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA./ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu