Vepër që do të transformojë rrënjësisht sistemin/ HEC-i i Skavicës do të ndërtohet 100% nga shteti

0
28

Kryeministri Edi Rama deklaroi se “HEC-i i Skavicës do të ndërtohet 100% nga shteti”.

“Shumë shpejt do të dalim në një proces tjetër të menduar dhe të vonuar me më shumë dekada sesa vetë kjo periudhë e 30 viteve: projektimi dhe ndërtimi i HEC-it të Skavicës”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ky ka qenë objektiv historik i të gjitha qeverive shqiptare, edhe atyre para viteve ’90. Një objekt strategjikisht, absolutisht i domosdoshëm, i vështirë e i komplikuar. Ndaj qeveritë e kanë pasur në plan, por asnjëherë nuk e kanë shtyrë procesin deri në fund”.

“Ne jemi përpjekur të gjejmë aktorët e duhur që të mund të investoheshin për këtë projekt, por tanimë kemi vendosur ta ndërtojmë me forcat tona dhe do ta ndërtojmë Skavicën 100% nga shteti. Do të jetë një vepër e vështirë, por do të jetë patjetër një vepër që do të transformojë rrënjësisht sistemin, duke garantuar optimizimin e gjithë kaskadës”, tha ai.

Kryeministri theksoi se “ky është elementi i munguar i projektit origjinal të kaskadës së Drinit dhe do të jetë edhe fundi i derdhjes së ujit kur ka me tepri dhe përmbytjeve që pasojnë si rezultat i derdhjes”/ATA

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu