Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj si dhe ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi zhvilluan sot një takim me kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Enio Jaçe ku diskutuam mbi klimën e biznesit në Shqipëri.
“Vëmendja ndaj investimeve, politikave ekonomike nxitëse dhe skemave të garancisë dhe granteve, janë maksimale, veçanërisht në situatën e pandemisë”, deklaroi ministrja Denaj.
Ajo informoi se në takim u diskutuan gjerësisht edhe reformat e ndërmarra dhe strategjitë për dimensione të reja, në kuadër të përmirësimit të klimës së të bërit biznes.
“Qasja proaktive e biznesit për të bërë funksionale Bursën Shqiptare është domosdoshmëri”, tha më tej ministrja.
Qeveria shqiptare, tha ajo, mirëpret vlerësimet dhe propozimet e sektorit privat dhe investitorëve të huaj. Vetëm përmes dialogut dhe bashkërendimit mes prioriteteve të Qeverisë dhe sipërmarrjes, do të rimarrim veten nga situata e krijuar nga pandemia.