‘’Vallzojmë për të ndihmuar’’ .Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon aktivitet për të prekurit nga tërmeti

0
456

Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon (UBSHR), në bashkëpunim me Sekretariatin e OSBE-së dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme (që këtë vit kryeson drejtimin e saj) organizuan në datën 23 janar 2020, “Ballon Vjetore Vieneze” në ambientet e Hofburgut në Austri.

Të gjitha të ardhurat e siguruara nga ky aktivitet do të shkojnë për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

‘’Jam shumë e lumtur që UBSHR, filloi rrugëtimin e saj për të promovuar qytetet anëtare të Unionit, si dhe kryeqendrën e shqiptarëve, Tiranën e 100 viteve, në të gjithë kryeqytetet evropiane’’ – u shpreh Andriola Morina Kambo , drejtuesja e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.

83008127 2917373474969230 1299490673786880000 n 300x200 - ‘’Vallzojmë për të ndihmuar’’ .Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon aktivitet për të prekurit nga tërmeti

Delegacioni i cili përfaqësoi Shqipërinë dhe gjithë kryeqendrat shqiptare ne rajon, në këtë event prestigjioz u kujdes të realizonte promovimin e brand-it shqiptar duke ekspozuar xhubletën shqiptare, si pjesë të Trashëgimisë Kulturore, të rijetëzuara në punime artistike në dru, hekur, tekstile, qëndisje, pirografi. Gjithashtu me një larmi kostumesh tradicionale të trevave shqipfolëse; endje të ndryshme si: tezgjahu, sixhade, të cilat janë dëshmi të identitetit tonë kombëtar, duke ofruar në stilin autentik të jetesës shqiptare në shekuj dhe duke konfirmuar që jemi pjesë e Trashëgimisë Kulturore të Hershme Evropiane.

83912380 2917372114969366 8807888638785355776 n 300x200 - ‘’Vallzojmë për të ndihmuar’’ .Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon aktivitet për të prekurit nga tërmeti

‘’Ky aktivitet nuk mund të ishte i suksesshëm pa mbështetjen e bashkëpunëtoreve të mi si: Enejda Çobani, koordinatore projektesh. Një falënderim shkon edhe për 22 bizneset që u bënë pjesë e eventit’’,- u shpreh znj. Morina Kambo.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu