Turqi – Kërkesa për turizmin e jahteve shënoi rritje

0
41

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Detare deklaroi se kërkesa për turizëm të jahteve shënoi rritje pas pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Yusuf Ozturk, kryetari i bordit drejtues i degës në Izmir të Dhomës së Tregtisë Detare të rajoneve të Stambollit dhe Marmarasë, Egjeut, Detit Mesdhe dhe Detit të Zi (IMEAK) deklaroi se kërkesa për turizëm të jahteve shënoi rritje pas pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Ozturk, i cili ishte mysafir në Bisedimet Detare të organizuar me videokonferencë nga Shoqata e të Diplomuarve të Fakultetit Detar të Universitetit 9 Shtatori (9 Eylul) të Izmirit, deklaroi se beson që gjatë periudhës së re turizmi masiv do të humbasë popullaritetin e tij.

Duke theksuar se më shumë forma individuale dhe të izoluara të turizmit janë në kërkesë, Oztürk tha se më shumë të ardhura mund të merren nga turizmi i detit, i cili përbën 20 për qind të të ardhurave turistike turke.

“Është vërejtur një rritje serioze në kërkesa për turizmin e jahteve dhe hoteleve butik. Udhëtimet e Kaltra në brigjet e Egjeut dhe Mesdheut do të ringjallen sërish. Këtë mund ta shndërrojmë në një portë të rëndësishme të të ardhurave”, deklaroi Ozturk ndërsa shtoi se sezoni i turizmit me jahte do të filloj më 1 qershor pasi të përcaktohen kushtet e kapacitetit dhe të higjienës./TRT

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu