Turizmi/ Politikat fiskale favorizuese garantojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rrisin punësimin

0
23

Turizmi, në vizionin e qeverisë, shihet si sektori që do të garantojë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke siguruar punësim, nxitje të ndërmarrjeve të vogla e të mëdha, më shumë të ardhura e më shumë mirëqenie për qytetarët shqiptarë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se për të nxitur jo vetëm investimet e huaja direkte, por edhe ato vendase në sektorin e  turizmit, i cili shihet si një nga motorët kryesorë të zhvillimit të ekonomisë shqiptare, kemi ndërmarrë një sërë lehtësish fiskale.

Sipas Denaj, qeveria vendosi përjashtimin nga tatimi mbi fitimin për një periudhë 10 vjeçare si dhe taksa e ndikimit në infrastrukturë e hoteleve me 4 dhe 5 yje që kanë status special.

Po ashtu, vuri në dukje ajo, është vendosur një normë tatimi mbi vlerën e shtuar favorizuese për njësitë akomoduese në këtë sektor.

“Ulëm në 6% nga 20% që ishte TVSH-në për shërbimet e akomodimit dhe ushqimit brenda strukturave në sipërmarrjet në turizëm dhe agroturizëm. Ulëm nga 15% në 5% tatimin mbi fitimin për sektorin e agroturizmit”, deklaroi Denaj.

Me anë të këtyre politikave favorizuese, nënvizoi Denaj, synojmë të nxisim investimet dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Për investitorët, Shqipëria është një treg atraktiv në rritje, me strukturë të qëndrueshme ekonomike, politike dhe juridike, si dhe me kuadër ekonomik të liberalizuar dhe kushte të përshtatshme për të bërë biznes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu