Treguesit fiskalë/ Transfertat për paketat financiare llogariten 11,8 miliardë lekë

0
23

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 8-mujorin e këtij viti arritën 322.95 miliardë lekë me një realizim në masën 95,6% të planit të periudhës.

Sipas treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë shpenzimet në buxhet gjatë 8-mujorit të këtij viti rezultuan 4,3% më të larta ose rreth 13,4 miliardë lekë më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në zërin e shpenzimeve, ministria bën të ditur se transfertat për paketat financiare në mbështetje të biznesit dhe individëve llogariten 11,8 miliardë lekë.

Referuar të dhënave nga Financat, shpenzimet kapitale, për muajin e tetë të vitit 2020 kanë një realizim në masën rreth 40,6 miliardë lekë ose 94,9% në raport me fondet e planifikuara për këtë periudhë.

“Respektivisht, financimi i brendshëm u realizua në masën 27.46 miliardë lekë ose 93,3% e planit të periudhës, financimi i huaj u realizua në masën 12.44 miliardë lekë ose 97,8% e planit të periudhës”, thuhet në raportin për treguesit fiskal publikuar nga MFE.

Krahasuar me planin vjetor, për 8 – mujorin e vitit 2020 është konstatuar një realizim i përgjithshëm i investimeve publike në masën 46.2% të planit vjetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu