Treguesit fiskalë/ Të ardhurat nga pushteti vendor llogariten 10.2 miliardë lekë

0
1033

Në periudhën Janar–Qershor të këtij viti të ardhurat nga pushteti vendor llogariten rreth 10.2 miliardë lekë.

Të ardhurat nga pushteti vendor përbëhen nga tre zëra kryesorë, të ardhurat nga taksa e pasurisë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksat lokale.

Nga taksat lokale të ardhurat për periudhën janar-qershor llogariten 7.6 miliardë lekë.

Sipas raportit mbi treguesit fiskal të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga taksa mbi pasurinë llogariten 2.2 miliardë lekë, nga 5.3 miliardë lekë që planifikohet të mblidhen përgjatë vitit.
Nga taksa mbi biznesin e vogël u mblodhën 331 milionë lekë në buxhet.

Qeveria parashikon që të ardhurat në buxhet do të jenë rreth 5% e PBB-së më të ulëta se sa planifikonte në fillim të vitit për shkak të COVID-19. Për këtë ajo po harton një plan rimëkëmbjeje, ku në fokus do të jenë investimet në energji e infrastrukturë, ndërsa do të ketë edhe politika fiskale stimuluese për biznesin e vogël dhe të mesëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu