Tregu i Sigurimeve, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.41% të vëllimit

0
30

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – maj të këtij viti kapën vlerën mbi 6, 068 milionë lekë, ose 9.99% më pak se në periudhën janar – maj 2019.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar të dhënat e tregut të sigurimeve për periudhën janar-maj.

Referuar të dhënave gjatë 5-mujorit, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 354,651 me një ulje prej 26.53% krahasuar me periudhën janar – maj 2019.

Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.31 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.69%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.41% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.59% të totalit të tregut./ATA

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu