Tregu i Sigurimeve/ AMF kerkon nga kompanite e sigurimit perfshirjen ne kontratat e sigurimit te specifikimeve per situatat e krizave.

0
37

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Z. Ervin Mete, zhvilloi  një takim me drejtuesit e shoqërive të sigurimit. Në takim u diskutua mbi ecurinë e tregut të sigurimeve, në veçanti për efektet e pandemisë COVID-19 dhe procesin e dëmshpërblimit pas dy tërmeteve të vitit të kaluar.

Z. Mete vlerësoi menaxhimin e situatës pas tërmetit nga ana e shoqërive të sigurimit, si edhe ecurinë e procesit të dëmshpërblimit, ndërsa kërkoi përmbylljen pa vonesa të të gjitha pagesave të mbetura pezull.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv kërkoi nga shoqëritë e sigurimit marrjen e masave për të rishikuar planet e vazhdimësisë së biznesit në rastet e krizave dhe situatave të jashtëzakonshme. Ai vuri në dukje se tregu i sigurimeve ka nisur të rikuperojë me daljen e vendit nga izolimi.

Gjithashtu, dixhitalizimi është thelbësor, për raportimin, inspektimin apo e-shërbimet. Kjo do të sjellë uljen e kostove, heqjen e barrierave dhe do të rrisë efiçencën në tregun e sigurimeve, u shpreh Z. Mete.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv u kërkoi drejtuesve të shoqërive të sigurimit marrjen e masave për të parashikuar në kontratat e sigurimit specifikime lidhur me situatat e krizave, në funksion të transparencës ndaj personave të siguruar.

Në takim u diskutua edhe në lidhje me çështje të tjera në funksion të zhvillimit dhe mirërregullimit të tregut, përmirësimit të raportit dëme/prime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu