TEKNOLOGJI – Shpiken dritaret që bëjnë dritë edhe… natën!

0
80

Filloi projekti ”OLEDWIND” që, falë bashkëpunimit të kompanive ”ENEA” dhe ”Campania Materias” do të zhvillojë burime inovative të dritës organike, OLED (Dioda Organike e Emetimit të Dritës), që do të integrohen nëpër dritare për të ndriçuar në brendësi të ndërtesave në mungesë të dritës natyrore.

Falë përdorimit të materialeve të lira dhe të qëndrueshme, pajisjet e reja do të ulin koston e ndriçimit dhe do të përmirësojnë mirëqenien e jetës së njerëzve.

“Kjo teknologji e re do të lejojë krijimin e dritareve inteligjente që do të kryejnë detyrën normale të lënies së dritës natyrale gjatë ditës, ndërsa nga muzgu e tutje, falë OLED do të ruajnë nivelin e dëshiruar të dritës në dhoma”, shpjegon Maria Grazia Maglione, studiuese e Laboratorit të kompanisë ENEA./ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu