Të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, realizim në masën 102.5% të planit

0
30

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u realizuan në masën 61.8 miliardë lekë, 847 milionë lekë ose 1.4% më pak se 8 mujori i vitit 2019.

Por, referuar të dhënave të publikuara nga ministria e Financave dhe Ekonomisë këto të ardhura rezultojnë me një realizim 102.5% të planit të vitit 2020.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore janë treguesi direkt që lidhet me nivelin e punësimit në vend.

Rritja e këtij treguesi është një sinjal pozitiv që ekonomia po i rikthehet ritmeve të saj normale pas goditjeve që pësoi nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit si dhe nga pandemia e COVID-19, e cila ka prekur tërë botë.

Ndikim pozitiv ka dhënë edhe zbatimi i programit të rindërtimit nga qeveria, për të cilin vetëm nga buxheti i shtetit po angazhohen 34 miliardë lekë gjatë këtij viti. Po ashtu, po angazhohen rreth 290 milionë euro grante në projekte specifike të detajuara e dakordësuara me donatorët që janë në faza të ndryshme zbatimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu