Të ardhurat nga fondet speciale, 39.3 miliardë lekë

0
1356

Të ardhurat nga fondet speciale gjatë periudhës Janar-Maj të këtij viti rezultojnë 39.3 miliardë lekë.

Sipas statistikave zyrtare mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nga fondet specialet janë mbledhur rreth 2 miliardë lekë më shumë sesa planifikohej në fillim të vitit.

Të ardhurat nga fondet speciale përfshijnë të ardhurat nga sigurimi shoqëror, sigurimi shëndetësor dhe fondi i kompensimit të pronarëve.

Nga sigurimet shoqërore u mblodhën 34 miliardë lekë ndërsa nga sigurimi shëndetësor të ardhurat llogariten 5.3 miliardë lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu