Të ardhurat në buxhet per 6-mujorin e parë te vitit 194.9 miliardë lekë. Prioritare investimet në infrastrukturë dhe energji

0
73

Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020 llogariten 194.9 miliardë lekë.

Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat e mbledhura gjatë gjashtë muajve janar, shkurt, mars, prill, maj dhe qershor rezultojnë me një ulje prej gati 31.2 miliardë lekësh krahasuar me të ardhurat e mbledhura për 6-mujorin e parë të 2019-s, ku u mblodhën 226.1 miliardë lekë në buxhet.

Ulja e të ardhurave erdhi për shkak të situatës së krijuar prej infeksionit COVID-19.

Nga tatimet dhe doganat gjatë 6-mujorit të 2020-s, u mblodhën 125.1 miliardë lekë, ndërsa nga pushteti vendor 10.2 miliardë lekë.

Ndërkohë shpenzimet e realizuara gjatë kësaj periudhe llogariten 233.3 miliardë lekë nga 558.3 miliardë lekë që planifikohet të shpenzohen gjatë këtij viti.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të 2019-s u shpenzuan 229.5 miliardë lekë.
Qeveria deklaron se po harton një plan rimëkëmbjeje për ekonominë. Sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj investimet në infrastrukturë dhe energji do të jenë prioritare.

Ministrja thotë se do të ndërmerren politika që nxisin biznesin e vogël dhe të mesëm.

”Biznesit të vogël përmes politikës fiskale që parashikon zerimin e tatimfitimit dhe rritjen e shkallës së TVSH-së që do të bëhet efektive prej janarit të 2021, i japim mundësinë për t’u rimëkëmbur në 10 vjet. Për biznesin e mesëm do të ngrihet një instrument që do të jetë kombinim i granteve me garancinë, me skema që mund të jenë më efektive edhe në përgatitje, por edhe në disbursim dhe që do të shkojë kryesisht për biznesin e fokusuar në automatizim dhe dixhitalizim”, ka deklaruar ministrja.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu