Struktura e re organizative/ DPT informon tatimpaguesit lidhur me detyrimet tatimore të papaguara

0
1341

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pas miratimit të strukturës organizative dhe të numrit të përgjithshëm të personelit të administratës tatimore qendrore, informoi tatimpaguesit se ku duhet të drejtohen për çdo problematikë të lidhur më çështje të detyrimeve tatimore të papaguara.

Sipas DPT-së, tatimpaguesit e regjistruar në DRT Tiranë , DRT Durrës, DRT Elbasan , DRT Korçë, për çdo problematikë lidhur me çështje të detyrimeve tatimore të papaguara, të paraqesin kërkesë pranë drejtorisë së mbledhjes së detyrimeve tatimore rajoni Qendror me qendër pranë drejtorisë rajonale Tatimore Tiranë, në adresë: Rruga “Andrea Kushi”, Ish Fusha e Aviacionit, Tiranë, ose nёpёrmjet e-filling.

Tatimpaguesit e regjistruar në DRT Berat, DRT Gjirokastër, DRT Vlorë , DRT Sarandë, DRT Fier, për çdo problematikë lidhur me çështje të detyrimeve tatimore të papaguara, të paraqesin kërkesë pranë Drejtorisë së Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore Rajoni Jugor me qendër pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, në adresë: Lagjia “Apollonia”, Rr. “Brigada e 11-të Sulmuese”, kati i I-rë, Fier ose nёpёrmjet e-filling.

Ndërsa tatimpaguesit e regjistruar në DRT Lezhë, DRT Shkodër, DRT Kukës, DRT Dibër për çdo problematikë lidhur me çështje të detyrimeve tatimore të papaguara, të paraqesin kërkesë pranë Drejtorisë së Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore Rajoni Verior me qendër pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër, në adresë: Bulevardi “Parrucë”, ish godina e Qendrës së Informatikës, Shkodër ose nёpёrmjet e-filling.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu