Stoku i rezervës valutore shënoi rreth 3.32 miliardë euro në fund të tremujorit të parë

0
1873
Rezervat valutore të vendit që mbahen nga Banka e Shqipërisë kryesisht në euro, dollarë e shumë pak në ar, kanë ardhur në rritje të qëndrueshme.
Në fund të muajit mars 2020, stoku i rezervës valutore shënoi vlerën e rreth 3.32 miliardë euro.
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se ky nivel vlerësohet i mjaftueshëm për mbulimin e 6.5
muajve import mallrash dhe shërbimesh.
Ndërsa mbulon rreth 155% të borxhit të jashtëm afatshkurtër bruto.
Çdo vit Banka e Shqipërisë planifikon të blejë valutë në treg me synim rritjen e rezervave të saj valutore, përmes një kalendari të përcaktuar që në fillim të vitit për një shumë që luhatet në rreth 100-130 milionë euro, duke garantuar sistem financiar të shëndetshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu