Spotify prezent edhe në 13 tregje të reja – përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë

0
26

Platforma botërore e muzikës “Spotify” tanimë është lansuar edhe në 13 tregje të reja në të gjithë Evropën, duke e cuar numrin e përgjithshëm në 92.

Kështu, siç bëhet e ditur përmes një njoftimi, tani, përdoruesit në Kosovë, Shqipëri, Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kazakistan, Moldavi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rusi, Serbi, Slloveni, dhe Ukrainë mund të shijojnë një përvojë dëgjimi që përfshin 50 milionë këngë, 4 miliardë “playlists” dhe veçori të lokalizuara të personalizimit të muzikës.

“Zgjerimi ynë në Evropë vjen ndërsa konsumatorët në rajon pranojnë transmetimin… Përdoruesit në këto 13 tregje do të bashkohen me miliona dëgjuesit ekzistues të Spotife, kështu që është gjithashtu një moment i madh për artistët që do të jenë në gjendje të angazhohen me më shumë mbështetës se kurrë më parë, në një botë gjithnjë e më të lidhur ndërmjet njeri –tjetrit.”, thuhet në njoftim.

Në këtë drejtim thuhet se të 13 tregjet do të jenë në gjendje të shijojnë falas aplikacionin Spotify të mbështetur nga reklama.

“Misioni ynë është të zhbllokojmë potencialin e krijimtarisë njerëzore duke i dhënë një milion artistëve krijues  dhe miliarda fansave mundësinë për të shijuar dhe  frymëzuar nga këta krijues”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu