Sistemi Bankar Likuid/ BSH kreditoi me 39.1 miliardë lekë bankat në muajin Gusht

0
34

Sistemi bankar ka pasur më pak nevojë për likuiditet ndaj dhe kredia e Bankës Qendrore për bankat tregtare u ul me 2.3 miliardë lekë në muajin Gusht, pasi ishte rritur për disa muaj, pas shfaqjes së krizës së COVID-19.

Në muajin Gusht Banka e Shqipërisë kreditoi me 39.1 miliardë lekë bankat tregtare ose rreth 2.3 miliardë lekë më pak se në muajin korrik.

Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, huaja për bankat tregtare jepet nëpërmjet marrëveshjeve të anasjella të riblerjes (REPO).

Në kushtet e situatës së pandemisë COVID-19, muajin mars, Banka e Shqipërisë ndryshoi formën e marrëveshjeve REPO, duke iu siguruar bankave akses të pakufizuar në likuiditet.  Pas muajit Maj, huaja për bankat përmes REPO-ve rifilloi rritjen, ku shënoi nivelin më të lartë prej 41 miliardë lekë në muajin korrik.

Sipas bankierëve, faktor me ndikim të konsiderueshëm në gjendjen e likuiditetit të bankave ka qenë shtyrja e kësteve të kredive, që kapi vlerën 27 miliardë lekë.

Ky likuiditet shtesë, që iu dha frymëmarrje bizneseve dhe familjeve, nga ana tjetër, krijoi një boshllëk tek bankat, e cila u kompensua përmes portofolit të REPO-ve.

Të dhënat tregojnë se trysnia e likuiditetit që shkaktoi COVID-19 mbi sistemin financiar po vjen në zbutje të vazhdueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu