Sistemet e Menaxhimit të Energjisë/ USAID mbështet krijimin e rrjetit të inxhinierëve të kualifikuar

0
58

Instalimi dhe mirëmbajtja e matësave të energjisë elektrike, synon parandalimin e vjedhjeve të energjisë elektrike dhe rrit eficencën e menaxhimit të këtij sektori.

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po punon në krijimin e një rrjeti inxhinierësh të kualifikuar në Shqipëri, për përdorimin e Sistemeve të Menaxhimit të Energjisë (EMS) në industri dhe ndërtesa tregtare publike ose private, me qëllim përmirësimin e matjeve të energjisë dhe rritjen e efikasitetit të energjisë dhe optimizimin e proceseve të prodhimit.

USAD njoftoi se, ky program po shtrihet edhe në vende të tjera të Ballkanit Perendimor ku bëjnë pjesë vendet si Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Për rritjen e aftësive të nevojshme dhe krijimin e një stafi të kualifikuar për ketë proces, USAID do të organizojë trajnime dhe praktika të ndryshme pune, që i shërbejnë zgjerimit të tregut të Sistemeve të Menaxhimit të Energjisë (EMS), për projektimin dhe instalimin e i aparaturave të matjes së energjisë dhe të kontrollit të proceseve, sipas standardeve më të mira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu