Shtyrja e procesit të fiskalizimit/ Vjero: lehtëson biznesin e vogël dhe të mesëm të rimëkëmben pas COVID-19

0
38

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero bëri të ditur sot se vendimi i qeverisë për të shtyrë edhe 1 vit nisjen e procesit të fiskalizimit u mor për të lehtësuar biznesin e vogël dhe të mesëm të cilët janë të fokusuar drejt rimëkëmbjes të aktivitetit të tyre për shkak të Covid-19.

“Me ndryshimet e ligjit që pritet të kalojnë në Parlament është parashikuar shtyrje e afateve për zbatimin e procesit të fiskalizimit, për shkak të pandemisë. Ndryshimet bëhen për të lehtësuar biznesin, për të mos i shtuar barrën e faturimit elektronik, që do të kërkonte kohë për t’u mësuar nga ata”, tha Vjero në një intervistë në media.

Këto, tha ajo, janë arsyet pse është parashikuar që periudha e nisjes të fiskalizimit të shtyhet 1 vit për tatimpaguesit që kryejnë transaksione me para në dorë.

“Ndërsa për ata tatimpagues që kryejnë transaksione pa para në dorë me qeverinë nuk do të ketë shtyrje të procesit, por do të nisë më 1 janar 2021. Për transaksionet mes tatimpaguesve pa para në dorë do të jetë më 1 korrik 2021 ashtu siç ka qenë i parashikuar“, u shpreh Vjero.

Procesi fiskalizimit është një proces që do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si bizneset e bëjnë procesin e faturimit dhe do i detyron bizneset të përshtateshin me teknologjinë e re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu