Shqipëri-Rumani, projekte binjakëzimi për turizmin në Pogradec

0
1399

Në kuadër të thellimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes institucionit të bashkisë Pogradec dhe trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, sot u zhvillua një takim jashtë radhe mes përfaqësuesve të bashkisë Pogradec dhe Ambasadorit Rumun në vendin tonë, Mircea Perpelea.

Në takim u dakordësua mbi realizimin e vizitave dypalëshe në kuadër të binjakëzimeve, organizimit të eventeve promovuese për turizmin, eventeve kulturore-artistike dhe vlerësimin e simboleve përkatëse kulturore-historike.

Kryetari i bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli gjatë fjalës së tij bëri një përshkrim të zgjeruar të resurseve dhe potencialeve që ka qyteti i Pogradecit, ndërsa veçoi se vëmendje të shtuar kanë marrë edhe zonat ku jeton komuniteti arumun, përkatësisht në Niçë dhe Llëngë.

Takimi u karakterizua nga gatishmëria dypalëshe për përmbushjen e marrëveshjeve dhe respektimin e vlerave, të cilat çojnë në realizimin e sipërmarrjeve të suksesshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu