SHKUP – MV hap kufijtë pa test COVID-19 dhe pa karantinë të detyrueshme

0
27

Prej ditës së sotme hapen të gjitha vendkalimet kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku vendasit dhe të huajt do të lëvizim pa pengesa, pa detyrim testi COVID-19 dhe pa karantinë të detyrueshme.

Vendimi u mor nga qeveria mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Qeveria mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe aeroportet e Shkupit si dhe ai në Ohër.

Mbetet si detyrim respektimi i rekomandimeve për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse personale, mbajtjes së distancës dhe dezinfektimet e shpeshta.

Sipas autoriteteve shëndetësore, hapja e kufijve nuk paraqet rrezik të dukshëm për rritjen e numrit të rasteve të reja.

Megjithatë, me përjashtim të Serbisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë, ky detyrim mbetet për hyrje në disa vende në rajon dhe në vendet anëtare të BE-së.

Për udhëtim në vendet anëtare të BE-së vlejnë udhëzimet  e lëshuara nga KE-ja për hapjen e kufijve nga 1 korriku.

Këtë vendim pritet të shqyrtohet sërish për shkak të rritjes së numrit të të sëmurëve me koranavirus në vendet në rajon.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu