Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zunë 60,3%, të gjithë tregtisë, në muajin Gusht 2020.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në muajin Gusht të këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,9% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 55,2% të importeve gjithsej.
Referuar të dhënave, partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me të cilën kryejmë 29,1% të vëllimit të tregtisë, më pas vjen Turqia me 8,0%, Gjermani me 7,1% dhe Kina me 7,1%.
Sipas INSTAT-t, shkëmbimet tregtare, për tetëmujorin e parë 2020, me vendet e BE zënë 63,0 % të gjithë tregtisë.
Në periudhën Janar-Gusht 2020, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 57,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë për periudhën 8-mujore janë: Italia me të cilën kryhen 31,1% e vëllimit të tregtisë, Greqia me 7,7%, Gjermania me 7,2%) dhe Turqia me 6,9%.