Kreu i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje sot të gjitha vendeve që të lehtësojnë zëvendësimin e marinarëve, pasi qindra mijëra prej tyre janë të bllokuar në det për shkak të kufizimeve të lidhura me pandemia e COVID-19.
“Qindra mijëra nga dy milionë personat në këtë profesion janë të bllokuar në det prej muajsh të tërë”, tha Guterres.
“Pa mundur të largohen nga anijet, këta marinarë kanë tejkaluar praninë maksimale në det, e parashikuar në konventat ndërkombëtare. Disa marinarë ndodhen atje prej 15 muajsh”, saktësoi ai.
Guterres theksoi se transporti detar përfaqëson më shumë se 80% të tregtisë dhe është thelbësor për transportin e ilaçeve, ushqimit dhe mallrave të rëndësishme në luftën kundër pandemisë./ ATA