Parashikimi për ekonominë botërore është më pak i tmerrshëm sesa ai vlerësuar në Qershor, tha sot një zëdhënës i FMN-së, duke sugjeruar se vlerësimet e ardhshme, që do të dalin më 13 tetor, do të rishikohen lart.
“Të dhënat e fundit ekonomike sugjerojnë se parashikimi mund të jetë më pak i tmerrshëm, sesa kur WEO (Raporti i Vlerësimeve të Rritjes) u përditësua më 24 Qershor”, tha FMN.
Megjithatë, institucioni monetar këmbënguli se ekonomia globale ende nuk është jashtë rrezikut dhe perspektiva vazhdon të jetë e vështirë, veçanërisht për shumë tregje fillestare dhe vendet në zhvillim.