Shallet,  Ambasadoret e Mëndafshta të Shqipërisë 

0
1773

Nga Rudina HOXHA 

Shallet e saj janë të famshme në Shqipëri dhe në botë. Të huajt mësojnë prej tyre rreth Shqipërisë, historisë së saj, natyrës, traditave dhe zakoneve. Ato mbajnë firmën e triQita, një brand që ajo e krijoi rreth 16 vite më parë. Ajo është Natasha Korn. 

Natasha u ul me STAR PEOPLE për të shpjeguar gjithçka rreth biznesit të saj i cili promovon Shqipërinë kudo nëpër botë nëpërmjet SILK GIFTS from ALBANIA (Dhurata të Mëndafshta nga Shqipëria) ndërsa ajo pëlqen shumë t’i përgjigjet kërkesave në rritje për produktet e saj me dizenjo të reja dhe vende të reja.

Përse zgjodhët shallet plot art?

Çdo shall është një  pjesëz arti i dobishëm për zbukurim. Ai ka një kompoze të dizenjuar me kujdes, ngjyra tërheqëse dhe simetri harmonioze. Shalli është art që lëviz rreth jush, ose gjallëron muret. Është arti më demokratik dhe më emocionues nga të gjithë. Mua më pëlqen të krijoj shallet e mia,  – shumë lloje të ndryshme shallesh mund të krijohen me çdo ndryshim ngjyre apo filigram të shtuar dhe e di se çdo herë që dikush i vë ato, ato plotësojnë punën time artistike në çdo përdredhje apo shpaloshje të shallit. Ndryshimi midis shallit tim dhe çdo lloj tjetër shalli është se ato të mitë jo vetëm që zbukurojnë por edhe tregojnë histori rreth modeleve të tyre. Shallet e mi jo vetëm që zbukurojnë dhe edukojnë por edhe krijojnë një ndjenjë krenarie dhe dashurie për vetë faktin e zotërimit të bukurisë së trashëgimisë kulturore dhe natyrore e cila pasqyrohet në modelin dhe historinë e çdo shalli. 

 Si filloi gjithçka për ju?

triQita është një skuadër familjare: bashkëshorti im Lowell Lander, djali im, Vladi Korn dhe unë. Ne e quajtëm brandin tonë Triqita që do të thotë Tre Delfinët. Në mitologji,Tre Delfinët mbajnë të tërë universin. Në mënyrë figurative, Tre Delfinët janë kollonat e gjithshkaje që duhet të jetë e qëndrueshme. Ne jemi tre kollonat e brandit tonë. Gjej një objekt që nxit interesin tim, realizoj modelin dhe shkruaj historinë. Burri im bën fotot e objektit që më intereson ndërsa djali im realizon video të vogla me shallet e mia. Ne besojmë se: 1. Bukuria kurrë nuk del nga moda. 2. Ne mund të ndihmojmë njerëzit të zbulojnë bukurinë. 3. Zbulimi i bukurisë e pasuron jetën tonë. Si e realizojmë ne këtë? Le të marrim një shembull:  Kemi një pelerinë nuseje të bukur nga Mirdita. Është e rëndë dhe e dalë nga moda e sotme. Kështu ne e transformojmë bukurinë e saj në një model për një shall mëndafshi klasik plot stil. Ne realizojmë paketim unik për të dhe printojmë një histori rreth Mirditës. Ne e nxjerrim këtë bukuri të vjetër botërore nga muret e muzeumeve në dritë, duke e kthyer në një aksesor modern të modës dhe shpërdajmë njohuritë tona rreth origjinës, besimeve, historisë dhe estetikës së modeleve tona. Kështu bukuria e botës së vjetër ruhet dhe ringjallet. Kthehet në art të ri dhe modë të re. Ajo pasuron jetët tona dhe frymëzon kreativitetin tonë. 

Farat e Unique Silk Gifts u hodhën në vitin 2003 kur bashkëhorti im erdhi për herë të parë në Tiranë. Një nga karakteristikat  më interesante të Tiranës në atë kohë ishin ndërtesat e vjetra të periudhës së komunizmit, të cilat Kryetari i Bashkisë së asaj kohe, Z. Edi Rama i cili është Kryeministri i Shqipërisë sot, i përdorte si kanavas për pikturat abstrakte plot shkëlqim. Ai ishte një artist dhe e përdori pozicionin dhe aftësitë e tij për transformimin e Tiranës në një nga ekspozitat më të mëdha gratis në natyrë të ekspresionizmit abstrakt në botë. Burri im vendosi t’i dokumentonte në foto këto ndërtesa të pikturuara.  Më pas, ai i preu fotot në Fotoshop dhe i rimodeloi pjesët për të krijuar imazhet e tij harmonioze të çdo ndërtese. Në tetor të 2005-s, këto imazhe u ekspozuan në ekspozitën tonë personale Tirana + Rama = Tirana, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Nuk po bëja shalle apo kravate në atë kohë, por prezantova në këtë ekspozitë bikini me dizenjo nga ndërtesat e pikturuara. Brenda një muaji, po konvertoja ndërtesat e pikturuara në dizenjo për kravatat dhe shallet e mëndafshta të cilat u vlerësuan pikë së pari nga vetë Kryebashkiaku.Ishte koleksioni ynë i parë i aksesorëve të modës – Tirana Style . Pjesë të tyre dekorojnë muret e Hotelit Mak Albania (ish Hotel Sheratoni Tirana.)

Ne nuk menduam se ajo që po bënim ishte ruajtja e kësaj faqeje plot ngjyra të historisë së Tiranës për të ardhmen. Sot, gati 15 vite më vonë, kur ngjyrat e ndërtesave janë zbehur dhe disa nga ndërtesat janë zhdukur, ne i kemi të gjitha të ruajtura në kravatat, shallet dhe fotot tona dhe jemi gati për një ekspozitë të re dedikuar 100 vjetorit të Tiranës që do të festohet në shkurt të vitit 2020. 

Që kur nisëm për herë të parë projektin tonë triQita, ne kemi udhëtuar në shumë vende dhe kultura duke kthyer objektet që na kanë impresionuar në dizenjo të reja për koleksionin tonë – Luxury Gifts with their Stories and Myths (Dhurata Luksoze me Historitë dhe Mitet e tyre.) Por duke jetuar në Shqipëri prej disa vitesh  dhe duke mësuar për historinë, artin dhe kulturën e Shqipërisë dhe duke pasur miq shqiptarë, ne zbuluam shumë artefakte të bukura, interesante dhe në shumë raste të fshehura dhe biles edhe të braktisura në Shqipëri. Kështu ne u kënaqëm duke treguar për to nëpërmjet Luxury Gifts from Albania. 

Qëllimi ynë është të krijojmë dhurata unike të bukura, me cilësi të lartë dhe unike. Ne duam që dizenjot tona të jenë një kënaqësi për tu vënë dhe për tu dhuruar, të lehta për tu mbajtur dhe dërguar dhe ne duam që njerëzit të mësojnë nëpërmjet trashëgimisë së tyre kulturore dhe natyrore diverse dhe ti tregojnë këto histori njerëzve të tjerë.  Në të vërtetë, miqtë dhe klientët e mi më kanë thënë se ato kanë mësuar rreth zakoneve dhe traditave Shqipëtare nga historitë e shalleve të mi.

Në Koleksionin e Trashëgimisë Shqiptare, për shembull, ne kemi shallet dhe kravatat: Butrint Mosaics (Mozaikët e Butrintit) (http://www.triqita.com/#!gifts-from-butrint/c14op) e dizenjuar nga mozaikët e lashtë në sitin e Butrintit të ruajtur nga UNESCOs.
Bukuroshja e Durrësit (Beauty of Durrës) (http://www.triqita.com/#!gifts-from-durres/c9au) nga mozaiku i lashtë i Durrësit ; Kodeksi i Beratit nga ilustrimet zbukuruese në Kodikët e Shqipërisë të cilat janë libra Bizantinë dhe Post Bizantinë të vitit 119 ose fragmente librash që mbulojnë periudhën historike nga shekulli i 6-të deri në fund të shekullit të 19të. (http://www.triqita.com/#!codeces/c1x18).

Cilat janë fazat e të bërit një shall perfekt që mban firmën e triQita?

Çdo gjë fillon me një imazh impresionues. Shumica e artit popullor është impresionues dhe një harmoni ngjyrash dhe kompleksiteti dhe zbukurimesh kuptimplotë. Koleksioni ynë i parë – Tirana Style – filloi nga imazhet e mrekullueshme të dizenjove abstrakte të sapo pikturuara në godinat e Tiranës. Piktura po shfaqej përpara syve tanë në vitin 2005 duke i dhënë një pamje të re Tiranës. Koleksioni ynë, Trashëgimia e Shqipërisë filloi nga kërkesa e një klienteje. Suela Tuci më kërkoi ti dizenjoja një shall si një dhuratë të vecantë për një person nga Mirdita. Ajo më dërgoi një foto të një pelerine martese nga Mirdita dhe kështu ajo hapi për mua një derë në pasurinë e kostumeve popullore shqiptare. Që atëherë kam gëzuar një mbështetje të madhe nga koleksionistet private të kostumeve popullore shqiptare, Linda Spahiu dhe Luljeta Dano. Në sajë të tyre, arrita të kem imazhet e kostumeve unike të koleksioneve të tyre dhe çfarë është absolutisht e paçmuar, kënaqësinë dhe nderin që të jem mikja e tyre. Mrekullisht ato kanë ndarë me mua njohuritë e tyre rreth kostumeve, kulturës dhe traditave shqiptare. Afërdita Onuzi më bëri realitet ëndërrën time për ngjyrat e zonës së Hasit dhe më në fund, më tregoi disa nga dizenjot e Hasit nga albumi i saj më i fundit. Shpresoj ta surprizoj atë me dizajnin tim të ri, të frymëzuar nga dashuria e saj për Hasin. 

Ekziston një dizenjo në koleksionet e mija që e pati fillesën nga një histori e mrekullueshme dhe vetëm më vonë, gjeta një imazh që e tregon këtë histori. Të gjithë shallet dhe kravatat e mia me emrin David Stars tregojnë historinë e një tjetre ane unike të Shqipërisë – atë të shpëtimit të Hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Dizenjot  tuaja janë modele të guximshme e plot ngjyra të forta. Çfarë ju frymëzoi që të pasqyroni qytetet Shqiptare në shallet dhe produktet tuaja?

Dizenjot e mia janë një pasqyrim i asaj që shoh. Nëse ato janë të guximshme dhe të shndritshme, do të thotë se burimi i frymëzimit ishte i tillë: i guximshëm dhe i shndritshëm. Çfarë është më i guximshëm dhe më i shndritshëm se Albanian Çorape (çorape të trasha tradicionale prej leshi)? Kam dy shalle dhe një kravatë të dizenjuara nga dy modele të ndryshme çorapesh. Shallet duken të guximshme dhe me ngjyra të forta, por kravata duket shumë klasike dhe elegante. 

Nuk i shtoj ndonjë detaj imazheve të qyteteve shqiptare të cilat i konvertova në modele për shallet. I organizoj ato në një mënyrë ndryshe kështu qytetet qëndrojnë të njohura nga elementët e ngjyrave dhe arkitekturës së tyre unike. Çdo gjë që sytë e mi pëlqejnë në Shqipëri, e hedh në dizenjo për shallet dhe kravatet e mia. Besoj se kjo dashuri që kam për çka shoh më ndihmon të bëj diçka që njerëzit duan ta veshin. Gjithashtu, besoj se njerëzit nga qyteti i Beratit do të donin të bënin një dhuratë shumë të veçantë nga qyteti i tyre shumë i veçantë  dhe kjo është e vërtetë për çdo qytet apo rajon të Shqipërisë. Berati, Gjirokastra, Korça, Butrinti, Dibra, Mirdita, Durrësi, Shkodra, Çamëria, Gorani, Tirana, Pogradeci, Skrapari janë vendet e pikturuara në dizenjot e shalleve, kravatave dhe historive të mia. Njërëzit pëlqejnë ti përdorin ato si dhurata nga vendet e tyre të vendlidjes dhe më pëlqën ti përgjigjem kësaj kërkese me dizenjo të reja dhe vende të reja. 

Çfarë kujtimesh ju sjellin shallet me motive shqipëtare?

Zakonisht  shallet dhe kravatet e mia kanë dy histori – një histori e printuar në paketimin e dhuratës për shallin ose kravatën dhe gjithmonë një histori të lidhur me një person të caktuar ose njerëz të caktuar , të cilën ju mund ta quani historia prapa skenës. Disa nga këto histori i vendos në uebsitin tim: https://www.triqita.com/gifts-for-you-only, disa të tjera në faqen time të Facebook nën emrin Natasha Triqita dhe disa të tjera po presin të tregohen. Kur i shikoj shallet  dhe kravatat e mia të Mozaikëve të Butrintit, kujtoj Z. Neritan Ceka i cili më dha disa nga imazhet. Kur shikoj shallin “Happy Berat” (Berati i lumtur), më vjen ndërmend ekspozita e bukur ‘’Arti i Veçantë nga Njerëz të Veçantë’’, organizuar nga Fondacioni Vodafone dhe mbaj mend mikun tim të mirë, Albi Greva. Kur shikoj shallin tim me shenjën e Zodiakut të Gaforres nga koleksioni “Për të dashuruarit Zodiakë”, mendja më shkon tek mikja më e dashur, Alma Varfi, e cila ndryshoi jetën time kur u takuam  dhe e ndryshoi atë përsëri kur ajo u largua përgjithmonë. 

Cili është shalli që ju sjell më shumë kujtime që juve i keni dhuruar ndonjë personaliteti a miku shqiptar? 

Për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, dizenjova një kravatë ku përdora foton e Flamurit Shqiptar. Ja prezantova ish Ambasadorit të Izraelit në Shqipëri, Z. David Cohen. Ai ka dalë në pension  që nga ajo kohë por së fundmi, në fotot e tij kronologjike në Facebook-un e tij, për kënaqësinë dhe krenarinë time, ai kishte postuar një foto me kravatën time me Flamurin Shqiptar. 

Cili është projekti tjetër për triQita?

triQita i ka shitur Muzeut Britanik në Londër gjashtë dizenjo të shalleve nga koleksioni ynë Silk Road to Albania (Rruga e Mëndafshtë për në Shqipëri). 

triQita solli video të bukura me shallet e saj me motive Shqiptare në Dyqanin COIN në Tiranë. 

triQita është tani një brand familjar me një person më tepër, i cili ju bashkua familjes dhe që interpreton në videot me shallet në videon më të fundit “Mirdita Albania” ((https://www.youtube.com/watch?v=o4uamBY_uYk) . Kështu ne vazhdojmë të ndërtojmë jo vetëm Rrugën e Mëndafshtë drejt Shqipërisë por gjithashtu edhe një Video të Rrugës për në Shqipëri. 

Besoj se një ditë departamenti etnografik, i premtuar që shumë kohë më parë, në Muzeun Kombëtar Historik ose edhe Muzeu Etnografik i Tiranës do të hapen dhe se pasuritë e fshehura të artit popullor shqiptar, të ruajtura me kujdes në Institutin e Albanologjisë, do të jenë në dispozicion për jetët e reja të tyre si shallet, kravatat dhe historitë e reja.

Ne jemi të lumtur që ka kaq shumë bukuri në botën e fshehur dhe jo shumë të fshehur që do të jetë e mjaftueshme për të na mbajtur me punë duke u marrë me Unique Silk Gifts edhe për shumë vite të tjera. Nëse keni në mendje një objekt që dëshironi ta konvertoni në një dhuratë unike tuajën, më kontaktoni në adresën e emailit: [email protected]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu