Sanremo: Sa kushton një spot televiziv gjatë festivalit

0
79

Edicioni i 70-të i Festivalit të Sanremos hapi mbrëme siparin për vitin 2020.

Pavarësisht disa polemikave që kanë qarkulluar në lidhje me Festivalin, nata e parë që u zhvillua mbrëmë drejtpërdrejt nga salla e teatrit Ariston në Sanremo, tërhoqi vëmendjen e më shumë se 10 milionë shikuesish.

Dëgjueshmëria e këngëve të Sanremo 2020 drejtuar nga Amadeus, është konsideruar si një rekord.

52.2% që është  përqindja më e lartë që nga viti 2005 kur u vlerësua 54.10% nën drejtimin e Paolo Bonolis.

Shumë të kënaqur nga përqindjet e dëgjueshmërisë dhe shikueshmërisë janë përfaqësuesit e RAI-t, të cilët presin të inkasojnë maksimumin e të ardhurave nga publiciteti.

Antonio Marano president i Rai Pubblicita` ka deklaruar se Sanremo konsiderohet si fillimi i

“Super Bowl” Italian dhe që pritshmëritë nga publiciteti për edicionin e Sanremo 2020 janë të konsiderueshme dhe pritet të kalohet shuma e edicionit të vitit të kaluar 31 milion euro.

Si në rastin e “Super Bowl” dhe aktiviteteve të tjera të këtij niveli, kompanitë për të promovuar produktet e tyre derdhin shuma marramëndëse.

Për këtë edicion të Sanremos 2020, sipas evidencave të nxjerra nga Rai Pubblicita çmimet për një spot 30 sekonda  variojnë nga 25 mijë euro minimumi deri në 414 mijë euro maksimumi.

Diferencat e çmimeve varen nga fashat orare në të cilat vendoset spoti dhe në çfarë dite. Mbrëmë që ishte nata e parë e Festivalit në llogaritjen e spoteve publicitare konsiderohet si nata e dytë më e shtrenjtë. Një spot 30 sekonda në orën 21.45 kushton 414 mijë euro ndërsa si fasha orare të shtrenjta gjithashtu janë edhe ora 21.15 që kushton 386 mijë euro dhe ora 22.25 që kushton 397 mijë.

Nata finale është edhe nata më e shtrenjtë për spotet publicitare,edhe pse shuma maksimale për një spot 30 sekonda është 414 mijë euro, diferenca bëhet gjatë fashave orare në vazhdim si ora 23.40, 00.05 dhe 00.30 ku çmimet e spoteve kapin vlerën 100 mijë euro.

 

Burimi: Forbes Italia

Përshtati: Star Business 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu