Samsung nuk ka pasur ndonjë televizion 4K QLED TV për ambientet e jashtme.
Por, Samsung Terrace është televizioni i zgjuar Samsung QLED TV që të gjithë e kanë pritur, i integruar me Quantum HDR, Direct Full Arey 16x, si dhe teknologjinë e ngjyrave Quantum Dot.
Ky televizion me 4K, është shumë i përshtatshëm për ambiente të jashtme, pasi përmban mbi 2,000 nyje për ndriçim, duke e bërë të dukshme fotografinë edhe kur i bien rrezet e diellit.
Televizionin nuk e pengon as shiu i lehtë, pasi është ndërtuar në atë formë, që t’i mbijetojë ujit dhe pluhurit deri në nivelin IP55. Përmasat e Terrace janë 55, 65 dhe 75 inç, duke e bërë shumë të përshtatshme, që të montohet në mur.
Së bashku me këtë televizion, ofrohet edhe Terrace Soundbar, që ka nivel rezistence IP55, dhe lëshon tingull të përshtatshëm për ambientin e jashtëm.
Të interesuarit për Samsung Terrace me 55 inç, duhet të paguajnë 3,167 euro, per versionin me 65 inç kushton 4,582 euro, ndersa 5,957 euro kushton versioni me 75 inç. Blerja e këtij televizioni, së bashku me Terrace Soundbar, kushton 1,100 euro.