Rrugëtimi i brishtë ekonomik i Kosovës në 12 vite shtet

0
2075

Republika e Kosovës feston sot ditëlindjen e saj të 12-të , teksa u shpall në 17 shkurt të vitit 2008 shtet sovran dhe i pavarur. Ajo është njohur deri më tani nga plot 116 shtete.

Dymbëdhjetë vitet e pavarësisë janë shoqëruar me zhvillime të ndryshme në sferën politike dhe ekonomiko-sociale të vendit.

Sipas ekspertëve në 12 vjet, rritja ekonomike në Kosovë mesatarisht ka qenë rreth 4% ; e pamjaftueshme për të zbutur problemet që përballen qytetarët dhe për të frenuar ikjen e tyre drejt vendeve Perëndimore.

Papunësia dhe varfëria, janë dy nga problemet më të mëdha me të cilat sot përballet më tepër Kosova. Referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia në Kosovë, gjatë vitit 2019, ishte 29.6 për qind. Nga mbi 1.2 milion qytetarë të Kosovës, të cilët llogaritet se janë potencialisht të aftë për punuar, të punësuar janë rreth 350 mijë qytetarë. Ndërkaq, mbi 23% e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Kosova e ka nisur vitin e pavarësisë, më 2008, me një rritje ekonomike prej mbi 5% , shkallë të cilën nuk e ka arritur më në këto 12 vite.

Rritja ekonomike në Kosovë, sipas raporteve vjetore të BQK-së, kryesisht është gjeneruar nga rritja e konsumit privat dhe investimeve publike.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu