Rikonstruksioni i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, cilësi shërbimi për rreth 80 mijë drejtues mjetesh

0
1437

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër po i nënshtrohet një rikonstruksioni, përmes së cilit synohet të rritet cilësia e shërbimit për rreth 80 mijë drejtues mjetesh.

Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja shprehet se puna po vijon dhe se investimi synon krijimin e kushteve më të mira të shërbimit për rajonin verior.

“Investimi përfshin sistemimet jashtë prej 5590 m2, shtesë ndërtimi prej 140 m2 për kapanonin e ri për kontrollin fizik dhe disa ambiente të reja shërbimi jashtë, rrjet elektrik e informatik i ri, etj.”, deklaroi Gonxhja.

Sipas tij, përmes këtij investimi përmirësohet shërbimi për rreth 80 mijë drejtues mjetesh, për rreth 50 mijë mjete të regjistruara, ose rreth 150 mijë shërbime në vit duke llogaritur tërë fluksin. /ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu