Revolucioni  Chanel…! 

0
166

‘’Chanel’’ është një shtëpi franceze e modës, e specializuar kryesisht në ‘’haute couture’’ , sende luksoze dhe aksesorë të modës.  Në rininë e saj, Gabrielle Chanel fitoi pseudonimin Coco që nga koha e saj si një kantautore dhe performuese e muzikës live. Si dizenjuese e modës, Coco Chanel u kujdes për shijen e grave për elegancën në veshje, në bluza, kostume, pantallona, fustane, dhe stoli (gur i çmuar dhe bizhuteri) i dizajnit të thjeshtë, që zëvendësoi rrobat dhe aksesorët shtrëngues, me dizajn të ngarkuar të modës së shekullit XIX. Markat e produkteve Chanel janë personifikuar nga idhuj, aktorë dhe emra të mëdhenj duke përfshirë: Inès de La Fressange, Catherine Deneuve, Carole Bouquet, Vanessa Paradis, Nicole Kidman, Anna Mouglalis, Audrey Tautou, Keira Knightley, Kristen Stewart, Pharrell Williams , Cara Delevingne dhe Marilyn Monroe. 

CHANELYorkdale 300x199 - Revolucioni  Chanel...! 

Shtëpia e  modës ‘’Chanel’’ është e njohur për “fustanin e vogël të zi”, parfumin Nr 5 të Chanel, dhe kostumin ‘’Chanel’’. Chanel revolucionarizoi modën e lartë (haute couture) dhe modën e përditshme (prêt-à-porter) – duke zëvendësuar silueta të strukturuara, të bazuara mbi korse dhe trupore, me rroba që ishin funksionale dhe në të njëjtën kohë të hijshme për figurën e gruas.

Chanel përdori ngjyrat e lidhura tradicionalisht me gjininë mashkullore në Evropë, të tilla si grija dhe bluja e marinës, për të treguar guximin dhe sensualitetin e karakterit femëror. 

8852114833438 pelemele bague ONE 2840x1326 desktop scaled - Revolucioni  Chanel...! 

Epoka e Coco Chanel

Shtëpia e Chanel (Chanel S.A.) e ka zanafillën në vitin 1909 kur Gabrielle Chanel hapi një dyqan në bulevardin Malesherbes 160. Ndërtesa gjendej pranë një vendi që frekuentohej në mënyrë të shpeshtë nga paria parisiene dhe shtresa e lartë dhe aty  Coco Chanel zbuloi se si mund t’u shiste zonjave të shtresës së lartë kapele.

Lufta e Parë Botërore (1914-1918) ndikoi në modën evropiane përmes mungesës së materialeve dhe mobilizimit të grave. Në atë kohë, Chanel kishte hapur një dyqan të madh fustanesh në rrugën Cambon 31, afër Hôtel Ritz, në Paris; në mesin e rrobave për shitje ishin bluza, funde të drejta prej liri, bluza detare, triko të gjata të bëra prej pëlhure dhe kostume me pantallona të gjera.

B3 CD623 CHANEL 1000V 20181024135628 209x300 - Revolucioni  Chanel...! 
Coco Chanel

Disa prej modeleve të Chanel rrodhën nga uniformat ushtarake të përhapura nga lufta. Deri në vitin 1915, modelet dhe rrobat e prodhuara nga Shtëpia e Chanel ishin të njohura në të gjithë Francën. 

Më 1915 dhe më 1917, revista Harper’s Bazaar raportoi se rrobat e Shtëpisë së Chanel ishin “në listën e çdo blerësi” për fabrikat e veshjeve të Evropës. Dyqani i fustaneve Chanel në rrugën Cambon 31 prezantoi ansamble veshjesh dhe pallto të modelit të thjeshtë, veshjet e zeza të mbrëmjes të zbukuruara me dantella; fustane prej pëlhure tyl zbukuruar me materiale me gur të çmuar. 

Pas Luftës së Parë Botërore, Shtëpia e Chanel, duke ndjekur trendet e modës së viteve 1920, prodhoi fustane me rruaza. Deri në vitin 1920, Chanel kishte dizajnuar dhe prezantuar një kostum grash – e cila i lejonte një gruaje të kishte një pamje moderne, femërore, por në të njëjtën kohë ishte e rehatshme dhe praktike. Kjo veshje u bë e njohur si kostumi Chanel.

Në 1921, për të plotësuar profilin e brand-it , Coco Chanel urdhëroi parfumerin Ernest Beaux të krijojë një parfum për Shtëpinë e Chanel. Parfumet e tij përfshinin parfumin Nr.5, të emëruar sipas numrit të mostrës që Chanel pëlqente më së miri. Fillimisht, një shishe me nr. 5 de Chanel ishte një dhuratë për klientët e Chanel. Popullariteti i parfumit bëri që Shtëpia e Chanel ta ofronte atë për shitje me pakicë në 1922.

7a173f51808553.5904c04cb2b2b 212x300 - Revolucioni  Chanel...! 

Më 1923, për të shpjeguar suksesin e koleksioneve të saj, Coco Chanel i tha revistës Harper’s Bazaar se: “Thjeshtësia është shënjestra e gjithë hijeshisë së vërtetë”. 

Suksesi i Nr. 5 inkurajoi Coco Chanel të zgjerojë shitjet e parfumeve përtej Francës dhe Evropës dhe të zhvillojë parfume të tjera – për të cilat ajo kërkonte kapital investimesh dhe hyrje në tregun e Amerikës së Veriut.

 

Eleganca dhe lufta

Nga modelet e viteve 1920, Coco Chanel kishte përparuar në modelet e grave në vitet 1930. Modelet e veshjeve të mbrëmjes karakterizoheshin nga një stil i zgjatur femëror, dhe veshjet verore shfaqnin më shumë sensualitet. Më 1932, Chanel prezantoi një ekspozitë të bizhuterive kushtuar diamantit si një aksesor bazik i modës. Shtëpia e Chanel prezantoi gjithashtu çanta prej lëkure ose me zinxhirë me ngjyrë ari ose zinxhirë prej lëkure metalike. Çanta prej lëkure me tegela u paraqit para publikut në shkurt të vitit 1955.

8838105006110 209x300 - Revolucioni  Chanel...! 

Epoka Lagerfeld

Coco Chanel vdiq në 10 Janar 1971, në moshën 87-vjeçare.  Ajo ishte akoma duke projektuar në kohën e vdekjes së saj. 

Në 1983 Karl Lagerfeld mori përsipër rolin si projektuesi kryesor për Chanel. Ashtu si  Coco Chanel, ai e pa të kaluarën si frymëzim për planet e tij. Ai përfshiu pëlhura Chanel dhe detaje të tilla si thekët prej ari dhe zinxhirët. Lagerfeld mbajti lart prestigjin e Chanel, por gjithashtu ndihmoi në sjelljen e përparimin e markës deri në ditët e sotme. Gjatë viteve 1980, më shumë se 40 butiqe Chanel u hapën në të gjithë botën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu