Republika e Maqedonise se Veriut /COVID 19: Masa te reja shtese per ndalim te levizjes.

0
49

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe dhe dr. Vlladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publik, sot mbajtën konferencë për shtyp ku informuan për masat shtesë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve, si dhe për buletinin më të ri shëndetësor për gjendjen me mjekimin dhe përhapjen e virusit korona.

Kryeministri Spasovski, në konferencën për shtyp informoi se në mbledhjen e sotme të 36-të , me propozim të Komisionit për sëmundje infektive në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit të përgjithshëm të krizave, u soll plotësim i Vendimit për ndalim të lëvizjes së qytetarëve në tërë territorin e shtetit,  për vazhdimin e orës policore në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas këtij plotësimi, ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në nivel të tërë territorit, çdo ditë punë, nga e hëna deri të premten, nga ora 16:00 deri në orën 05:00 ditën e ardhshme.

Gjatë fundjavës ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve prej ditës së premte në orën 16:00 deri të hënën në orën 05:00, në tërë territorin e shtetit.

Për personat mbi moshën 67 vjeç ndalohet lëvizja nga e hëna deri të premten, përveç në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12:00.

Për të rinjtë deri në moshën 18 vjet ndalohet lëvizja gjatë gjithë ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00

Sipas Vendimit, ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në vende publike dhe hapësira publike në grupe më të mëdha se dy persona, me ç’ rast është e lejuar prindi të jetë në grupë më të madhe me fëmijët e tij deri në 14 vjet.

Ndalesat e reja hyjnë në fuqi të mërkurën, më 8 prill të vitit 2020, në orën 16:00.

Për aktivitetet bujqësore lejohet lëvizja brenda territorit (zonat) të fshatrave, ekskluzivisht për nevoja pune.

Farmacitë do të punojnë pa probleme, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të hartojë plan për funksionimin e qetë të institucioneve shëndetësore.

Përjashtimet nga ndalesa e lëvizjes vlejnë për policinë, ushtrinë, punonjësit shëndetësorë (në ISHP dhe IPSH, si dhe mjekët e familjes) dhe për dyqanet e restorantet që kryejnë dorëzim të produkteve, me ç’ rast angazhimet e tyre ata do t’i realizojnë pa probleme.

Shtabet komunale në kuadër të aktiviteteve të tyre të krizave të organizojnë për të organizuar shpërndarjen e artikujve të nevojshëm për të moshuarit dhe personat nga grupet e rrezikut.

Qëllimi i këtyre masave si dhe të të gjitha masave të sjella, theksoi Kryetari i Qeverisë Spasovskki, janë para së gjithash mbrojtje e shëndetit publik dhe mbrojtje e shëndetit të secilit njeri.

“Faza në të cilën po hyjmë është ndoshta një fazë në të cilën do t’i presim sfidat më të mëdha, kjo është një fazë e re radikale edhe për stabilitetin e sistemit shëndetësor, mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë, shëndetin individual dhe kolektiv, për ekonominë dhe qëndrueshmërinë e kontekstit shoqëror. Secili prej nesh duhet të jep kontribut maksimal për këtë gazë kritike në të cilën hyjmë ta kalojmë me dëme më të vogla. Ta dini, në fund do ta ndalim armikun, por – kjo betejë do të zgjasë. Vetëm bashkë mund ta ulim forcën e ofensivës”, theksoi Kryeministri Spasovski  dhe shtoi se varet nga secili prej nesh se sa do zgjasë dhe me çfarë intensiteti do të luftojmë kundër virusit korona.

Kryeministri Spasovski në konferencën për shtyp potencoi se duhet të jemi të ndershëm dhe të sinqertë dhe ti pranojmë paralajmërimet e ekspertëve se gjatë dy deri në tre javët e ardhshme do të arrijmë kulmin e numrit të të infektuarve nga virusi korona, i cili pritet të jetë ndërmjet 2.000 dhe 2.500 raste të konfirmuara,

“Më mirë të përgatitemi për më shumë dhe të jenë më pakë, në vend se të përgatitemi për më pak dhe të ndodh e kundërta. Kërcënimi është i tmerrshëm – radikal. Prandaj edhe sjellja jonë, e secilit prej nesh, mund të jetë radikalisht më ndryshme prej tani”, tha Kryeministri Spasovski.

Gjatë fjalimit të tij në konferencën për shtyp, me rastin e masave shtesë më restriktive për lëvizjen e qytetarëve, Kryeministri Spasovski theksoi se këtë vit, festat e Pashkëve dhe Ramazanit, si dhe të gjitha festat e tjera në këtë periudhë, duhet dhe do t’i kalojmë në shtëpi.

“Këtë vit, besimtarët do ti dërgojnë lutjet e tyre nga shtëpia. Mesazhet për Pashkët për fitoren ndaj vdekjes, ti dërgojmë prej ne shtëpi. E njëjta vlen edhe për mesazhet e Ramazanit. Prej në shtëpi, nëpërmjet telefonit, përmes internetit, secili nga familja e vet, nga shtëpia e vet dhe jo të grumbulluar në shtëpitë e të afërmve dhe mysafirëve. Kjo nuk do të na bëjë besimtarë më të dobët – përkundrazi, kjo do të na e përforcojë shpirtin, sepse të gjithë e dimë se me këtë shpëtojmë jetë!”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri edhe njëherë apeloi që është shumë me rëndësi të respektohen masat, sepse vetëm në atë mënyrë qytetarët do ta mbrojnë vetveten, familjet e tyre, miqtë e tyre dhe punonjësit shëndetësorë të cilët në këto momente janë heronjtë tanë.

“Dhe ta dini, shteti ka kapacitete! Për momentin janë më shumë se 1,000 shtretër në kapacitetet e spitalit, në rast se vjen deri te hospitalizomi i qytetarëve të sëmurë. Por, le të tregohemi heronj dhe mos ta sjellim punën deri aty. Nesër është Dita Botërore e Shëndetit dhe këtë vit OBSh-ja plotësisht ua kushton punonjësve shëndetësorë dhe në këtë kontekst dua tu them që ta mbrojnë veten, që të mund të na mbrojnë të gjithëve, familjet tona dhe shëndetin publik”, shtoi  Z. Spasovski.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu