Raporti/ Koronavirusi  godet industrinë e aviacionit dhe turizmit, dëmi deri në 5 miliardë dollarë

0
73

Në një deklaratë të fundit, Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil të KB (ICAO) ), me qendër në Montreal paralajmëroi që koronavirusi, i cili ka infektuar deri më tani 64,000 njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë të paktën 1.380, do të ketë një ndikim më të madh në industrinë e aviacionit sesa epidemia e SARS në 2003.

ICAO raporton se ndërsa 50 linja ajrore kanë zvogëluar ndjeshëm fluturimet, 70 të tjera kanë anuluar plotësisht të gjitha fluturimet ndërkombëtare për në territorin e Kinës, duke rezultuar në një ulje prej 80% të kapacitetit të linjës ajrore ndërkombëtare për udhëtarët që hyjnë dhe dalin nga Kina, si dhe një kapacitet 40% ulje nga linjat ajrore kineze.

4 deri në 5 miliardë dollarë amerikanë dëm ekonomik përllogariten të shkaktohen nga një ulje e përgjithshme e kapacitetit të pasagjerëve në 40% , gati 20 milion pasagjerë më pak nga sa kishin parashikuar linjat ajrore.

Sipas gjetjeve të ngjashme nga OAG, koronavirusi ka rezultuar në një ulje të pashembullt të trafikut ajror ndërkombëtar gjatë javëve të fundit, me dy të tretat e fluturimeve ndërkombëtare që anulohen. Nga të gjitha vendet që përballen me rënie të madhe në udhëtimin ajror, Japonia është dëmtuar më së shumti, duke humbur 16% të kapacitetit të përgjithshëm të fluturimit ndërkombëtar gjatë javëve të fundit, sipas OAG.

Parashikimi i ICAO për tremujorin e parë të vitit 2020 tregon që Japonia mund të humbasi 1.29 miliardë dollarë në të ardhura nga turizmi për shkak të rënies së udhëtarëve kinezë, ndërsa një vend tjetër fqinj që preket është edhe Tajlanda, e cila mund të humbasë deri në 1.15 miliardë dollarë.

Ndërsa linjat ajrore globale kanë marrë një goditje të madhe nga koronavirusi, OAG thekson se vendi mund t’i rikthet normalitetit gjashtë muaj pas pikës së urgjencës, duke iu referuar si precedent epidemive të mëparshme si SARS dhe Ebola.

Investitorët në të gjithë botën vazhdojnë të shqetësohen për ndikimin e shpërthimit të koronavirusit me përhapje të shpejtë në ekonominë e Kinës dhe të gjithë botës. Ekspertët parashikojnë që rritja ekonomike globale në vitin 2020 do të ulet me 0.2% – 0.3%, ndërsa  rritja e tremujorit të parë në SH.B.A. mund të jetë jo m 0.2% – 0.4%. Vlerësimet për tremujorin e parë në PBB-në të Kinës tani variojnë nga 0% në rreth 5% – nga shkalla e rritjes vjetore të parashikuar prej 5.9%.

 

Burimi : Forbes

Përshtati: Star Business

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu