Kryeministri shqiptar Edi Rama ishte në Romë ku u takua me kryeministrin Italian Z. Giuseppe Conte dhe Z.Luigi Di Maio, Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë, në funksion të financimit të projektit të rindërtimit të vendit pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit të kaluar.
Raporti do të jetë gati për pak ditë, por deri tani është përllogaritur rreth një miliard euro, ka pohuar kryeministri,sipas videos të publikuar nga ERTV.
Kryeministri Rama tha se do të takohet edhe me Kancelaren Gjermane Angela Merkel, në fillim të javës së ardhshme. Takimet po zhvillohen pak javë para konferencës së donatorëve që do te mbahet më 17 Shkurt në Bruksel, nën kujdesin e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.