Qeveria Italiane 400 miliarde Euro ndihme shtese per Ekonomine.

0
55

Shkon ne 750 miliardë Euro shuma  që qeveria italiane akordon në ndihmë të ekonomisë, për të minimizuar efektet negative që po lenë masat e ashpra për frenimin e përhapjes së COVID/19.

Bëhet fjalë për paketën e dytë 400 miliarde Euro të emergjencës të akorduar nga Kryeministri Giuseppe Conte në ndihmë të bizneseve të goditura. Paketa e pare ishte 350  miliardë Euro, e cila u vu në dispozicion në mesin e muajit Mars,bashke me paketen shtese shuma totale shkon ne 750 miliarde Euro, që u vihet në dispozicion bizneseve në formë kredie të butë, nëpërmjet bankave.

Nga thesari italian pritet të injektohen në ekonomi 200 miliardë Euro, si mburojë për bankat në rast humbjesh deri në 90% të kredive për të gjitha kompanitë. Garancia mund të shtrihet në 100% të humbjeve të mundshme për kredi që nuk kalojnë 25,000 Euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu