Punesimi në bujqësi 36.4 % të totalit të të punësuarve në shkallë vendi.

0
25

Punësimi në bujqësi dominon në totalin e të punësuarve në sektorë të tjerë të ekonomisë së vendit.

Sipas të anketës së forcës së punës të INSTAT, punësimi në bujqësi zë 36.4 % të totalit të të punësuarve në shkallë vendi.

Në vendin e dytë renditet tregtia, transporti, hoteleri, shërbime të biznesit dhe administrative me 27.2 %, të ndjekur nga administrimi publik, shërbimet Sociale, dhe aktivitete e shërbime të tjera me 16.3 %.

Sektori i prodhimit, zë një pjesë të konsiderueshme me 10.9 % dhe ndërtimi zë ofro 7 % të të punësuarve.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se, politikat e zhvillimit dhe programet e financimit të drejtëpërdrejtë të fermerëve kanë nxitur angazhimin e fermerëve në aktivitete të ndryshme rurale, nga prodhimi bujqësor, blegtoral, agrobiznesi e deri deri tek agroturizmi.

Sipas tyre, fakt është që tashmë ekonomitë rurale krahas modelit të vetëpunësimit familjar po orientohen në zgjerimin e punësimit në mbi 10 persona, në varësi edhe të zhvillimit të aktivitetit të tyre, duke kontribuar në rritjen e angazhimit me punë në këtë sektor”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu