Pse të zgjidhni produktet INGLOT?

0
1705

*Meri Kola, Administratore në INGLOT Albania, shpjegon për STAR PEOPLE pse produktet e INGLOT janë vërtetë speciale.  

Kush është historia e INGLOT? 

Ne jemi Franchise në Shqipëri, që nga Nëntori i 2014, Importues dhe Shpërndarës Ekskluziv: DEA BEAUTY LLC, me nje showroom në zonën e Ish-Bllok-ut në rrugën Sami Frashëri dhe TEG – Tirana East Gate, Kati 0. 

Ne jemi shtrirë përtej kufinjve të Shqipërisë në Kosove ne vitin 2016 duke hapur showroom e parë në Albi Mall, me pas ne Pejton, Prishtinë, me pas Prizeren tek Abi Qarshia dhe Ferizaj tek The Village. 

Kompania INGLOT u themelua në vitin 1983 nga  Wojciech Inglot, një sipërmarrës polak nga qyteti i Przemyśl. Ai ishte kimist i diplomuar nga Universiteti Jagiellonian në Kraków. 

Ëndërra e tij  ishte të krijonte një linjë kozmetike unike dhe inovative që nuk përmban përbërës të dëmshëm për shëndetin dhe lëkurën, përkundrazi, te shkonte pertej te bukures duke permiresuar kushtet e lekures. 

Misioni i tij ishte të përdorte përbërësit më të mirë të mundshëm dhe lëndët e para nga furnizuesit më të njohur kryesisht nga Japonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania,  Anglia dhe Italia. 

Objektivi kryesor ishte të prodhoheshin produkte kozmetike të një cilësie të lartë me një çmim të drejtë dhe të arsyeshëm.  Të pasurit një varietet ngjyrash dhe mundësinë për të përzirë dhe kombinuar ato me qëllim krijimin e një paletë të personalizuar ishte një nga faktorët “kyç” për të arritur suksesin. Që nga 2006, brandi INGLOT  u shtri në vende të ndryshme nëpër botë duke qënë i pranishëm në pikat më prestigjioze të botës – Oxford Street në Londër, Piazza del Duomo në Milano, Times Square në Nju Jork dhe Grand Canal Shoppers në Las Vegas. Aktualisht konsiderohet një nga kompanitë më të suksesshme të kozmetikës në botë.  Ajo shet produktet e saj në të gjithë botën në rreth 800 dyqane boutique  në  80 vende të botës. 

Pse të zgjidhni produktet INGLOT? 1

Kush janë produktet kryesore që femrat mund të gjejnë në dyqanet tuaja?

Çdo gjë që ka të bëjë me kozmetikën, tualetin e përditshëm ose aktivitetet që kanë të bëjnë me makeup të figurave VIP duke i plotësuar nevojat e tyre të lëkurës. 

Si psh: Primer, Fondatinë, Korrektor, pudër, bronzer, ndriçues  e të tjera, për fytyrën. 

Nuanca dhe struktura të ndryshme të buzëkuqëve.

Mundësi të panumerta kombinimesh me një sistem të lirë në zgjedhje qe quhet Freedom System.

Çdo gjë për thonj të shëndetshëm dhe të bukur. 

Aksesorë të ndryshëm.

Trendet më te fundit  “New Arrival” si dhe bashkëpunimet me personazhe te rendesishme boterore. 

Çfarë i bën produktet e INGLOT më popullore se produktet që shiten në një dyqan të ngjashëm?

  • PRODUKTET – krenaria jonë! 
  • Brandi. Meqënëse ne jemi franchise në Shqipëri, çdo product është me të njëjtën cilësi si në çdo vend tjetër të botës.  
  • Sukses ndër vite
  • Varietet 
  • Liri zgjedhjeje. Kombinim i teknologjisë shkencore me ngjyrat vibrante që rezultojnë në një bollëk produktesh dhe ngjyrash mbresëlënëse  me të cilat bie në dashuri. 

Siguria e produktit që lidhet me certifikimin GMP. 

Qe nga viti 2011, INGLOT është i certifikuar GMP e cila siguron kushtet më të mira të prodhimit dhe të përbërësve me cilësinë më të lartë të mundshme dhe rrjedhimisht produktet që i shiten klientëve janë të cilësisë më të lartë të mundshme. 

CERTIFIKIMI V-LABEL 

Ata të cilët janë në kërkim të produkteve vegan100%  mund të mos ta kenë të lehtë me analizimin e listës së përbërësve.  Pikë së pari, lëndët e para që përdoren fshihen nën emra të ndërlikuar ose produkte gjysëm të përgatitur. Së dyti, produktet mund të testohen tek kafshët në faza të ndryshme të prodhimmit. V-Label kontrollon produktet kozmetike duke marrë në konsideratë si origjinën e lëndëve të para dhe testimin tek kafshët. Lëndët e para kontrollohen në cdo fazë, biles edhe direkt edhe tek prodhuesit dhe furnizuesit,të cilët janë të detyruar të paraqesin vërtetimin që konfirmon  mos bërjen e testimit tek kafshët të një produkti të caktuar, mos bërjen e testimit tek kafshët në vende të ndryshme ose në palë të treta.
U deshën më shumë se 6 muaj për të bërë analizën e detajuar të 450 lëndësh të para. Produktet INGLOT, të etiketuara me V-Label, janë 100% vegan dhe të padëmshme.

Kush është këshilla juaj për një blogere kozmetike e cila po përpiqet të krijojë një brand kozmetike si INGLOT?

Me qëllim që tja dalë, ajo duhet të luftojë për vlerat humane duke ofruar një cilësi të mirë, çmim të drejtë dhe një gamë zgjedhjesh ashtu si Z. INGLOT bëri. 

Fillo duke patur në mendje produktin final. 

Kush janë planet e  INGLOT? A do të shtriheni më tej?

Po, ne kemi në plan të shtrihemi më tej dhe në të njëjtën kohë të rrisim gamën e shërbimeve në dyqanet tona aktuale. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu