Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zhvilluar një vizitë në Prishtinë, ku u takua edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjatë takimit, Thaçi dhe Ndreu kanë biseduar për turizmin në Lezhë.
“Një takim mbresëlënës me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Interesi për turizmin në Lezhë dhe promovimi i vlerave të Lezhës ishin tema e diskutimit. I mrekulluar nga thjeshtësia dhe gatishmëria për të na mbështetur”, – shprehet Ndreu.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë Ndreu vizitoi edhe Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, ku u takua me ambasadorin Qemal Minxhozi.
.