Projekti i BB për ujitjen në bujqësi, përfitojnë 31 mijë familje fermere

0
18

Banka Botërore, po vijon zbatimin e projektit të ujitjes dhe kullimit në sektorin e bujqësisë, me vlerë 67 milionë dollarë, pas një ndërpreje pesë javore për shkak të situatës së krijuar nga covid-19.

Në vlerësimin e saj mbi ecurinë e këtij projekti, BB bën të ditur se, “ka hasur në disa vonesa zbatimi për shkak të krizës së COVID-19″.

Por citon BB, pavarësisht këtyre sfidave në total niveli i kompletimit të punimeve ishte më i lartë sesa priten dhe projekti është në rrugën e duhur drejt arritjes së objektivave të zhvillimit.

Aktualisht përdoruesit e ujit që iu mundësohet shërbimi i ujitjes dhe kullimit të përmirësuar për vaditjen e tokave bujqësore është rreth 31 140 familje, ndërsa zbatimi i plotë i këtij projekti edhe për vitin në vijim, do të rrisë më shumë numrin e përfituesve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu