Projektet që do te mbështeten nga buxheti i vitit 2021

0
1343

Një sërë projektesh të mëdha infrastrukturore gjejnë mbështetje financiare në buxhetin e vitit 2021.

Investimet publike gjatë 2021 llogariten të shkojnë në 7.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa buxheti për sektorin e infrastrukturës llogaritet 49 miliardë lekë.

Mbajtja e një niveli të lartë investimesh ku edhe në periudhën afatmesme programohet ruajtja e një niveli të investimeve publike në rreth 5% të PBB konsiderohet esenciale për të mbështetur nivele relativisht të larta rritjeje në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Në infrastrukturë gjatë vitit që vjen synohet rritja e sigurisë rrugore në të gjitha akset kombëtare ku ulja e numrit të aksidenteve është prioritet sikundër dhe reduktimi i numrit të pikave të zeza me 25%, sipas Strategjisë Kombëtare të Transportit.

Po ashtu, kompletimi i Rrugës së Arbrit, e cila pritet të mbyllet brenda nëntorit të 2021-t dhe nisja e projektit të ndërtimit të Tunelit të Llogorasë.

Objektiv tjetër i ministrisë së Infrastrukturës është edhe avancimi i punimeve në segmentet rrugore Kardhiq-Delvinë, bypass-i Shkodër, bypass-i Tepelenë, dhe një pjesë e mirë e Unazës së Tiranës.

Synim po ashtu është edhe kompletimi i segmenteve rrugore brenda 2021 me financim të huaj si bypass-i i Vlorës, Qukës–Qafë-Plloçë, etj.

Nga ana tjetër qeveria planifikon që gjatë vitit të vjen të vendosë në funksion aeroportin e Kukësit, si dhe të nisë punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu