Programi italo-shqiptar i konvertimit të borxhit për zhvillim/ Përfitojnë 31 bashki financim prej 10 milionë eurosh

0
43

31 bashki do të përfitojnë një financim prej 10 milionë eurosh në kuadër të programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit për zhvillim të qeverisë italiane.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci, shpallën sot fituesit e thirrjes së katërt për financim të projekteve nga programi italo – shqiptar i konvertimit të borxhit për zhvillim (IADSA).

“Si rrjedhojë e tërmetit të nëntorit 2019, i kemi dedikuar një vëmendje të veçantë disa prej bashkive më të prekura, si Kurbini, Kavaja, Rrogozhina dhe Mirdita, por edhe mbështetjes së çdo bashkie tjetër në përmirësim të jetës së qytetarëve në cdo bashki të Shqipërisë”, tha ministrja Denaj.

Sipas saj, janë 31 projekte fituese në 31 bashki të vendit që do të marrin një mbështetje prej 10 milionë euro për zhvillim me standarde të larta në infrastrukturë e më gjerë.

“Ky është një shembull konkret i vullnetit të mirë të dy qeverive për ndryshime reale në jetën e qytetarëve dhe në rajone”, shtoi ajo.

Sipas Denaj, me synimin për të përfshirë sa më shumë bashki, janë përzgjedhur edhe 9 projekte të tjera për të cilat do të mundësohet financimi
në vijim.

Ambasadori Bucci e vlerësoi të suksesshëm këtë program. Sipas tij, deri tani një numër i lartë projektesh janë realizuar në kuadër të program IADSA.

“Janë rreth 56 projekte që janë realizuar në Shqipëri që prej fillimit të këtij programi. Projektet janë cilësore. Programi do të zgjasë deri në vitin 2024”, tha ambasadori Italian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu