Presidenti i SHBA, Joe Biden është vaksinuar kundër Covid-19 në transmetim “live” nga Newark, Delawar, ku në krah të tij qëndronte bashkëshortja e tij Jill Biden.
Si një shembull për qytetarët, në mënyrë që t’u tregohet gjithe amerikanëve që vaksinat janë të sigurta, Biden-it iu injektua doza e parë e vaksinës së Pfizer gjatë një transmetimi televiziv.
Presidenti u vaksinua në spitalin Christiana Care, Newark, Delawar.
Ndersa Zevendes Presidentja Kamala Harris dhe bashkeshorti pritet te vaksinohen javen e ardhshme.