Porti i Durrësit/ 14 381 tonë mallra u përpunuan nga 2 anije tregtare të ankoruara në kalatat portuale

0
38

Në portin e Durrësit këtë fillim jave janë përpunuar 14 381 tonë mallra nga 2 anije tregtare të ankoruara në kalatat portuale, ndërsa janë në pritje për t’u përpunuar 13 651 tonë mallra të ndryshme.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë fundjavës janë përpunuar anijet “Ns Spirit” dhe “ Sofiya” me 14 381 tonë mall të llojit çimento dhe grurë.

Sot në portin e Durrësit janë duke u përpunuar 9 mijë tonë mall dhe 250 pcs konteinerë nga anija “Atlantic Bridge”

Në pritje janë 3 anije me 7 176 tonë mall, të cilat importojnë arka dhe rifuxho./ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu