“Portali e-Albania lehtësi për qytetarët”/ Karçanaj: Shërbime të tjera do i bashkëngjiten listës online deri në fund të vitit

0
2084

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj informoi sot se “shërbime të tjera do i bashkëngjiten listës online deri në fund të vitit”.

“Punojmë çdo ditë duke shqyrtuar e vënë në zbatim çdo opsion që mund t’jua lehtësojë e thjeshtëzojë jetën. E pamundur të numërohen të gjitha lehtësirat që ka sjellë e-Albania por kjo nuk do të thotë se do ndalemi këtu”, tha ajo.

Karçanaj informoi se “janë me mijëra çdo ditë e-mailet në adresën [email protected] dhe asistohen gjithashtu me mijëra qytetarë çdo ditë”.

“90% e kërkesave dhe shqetësimeve lidhen me harrimin e fjalëkalimit apo pyetjen e sigurisë në e-Albania. Tashmë kjo merr fund! Nuk keni pse t’i shkruani e-mail kujt e të prisni fjalëkalimin por mund ta vendosni vetë në çast një fjalëkalim të ri duke ndjekur udhëzimet si në këtë video”, tha ajo.

https://m.facebook.com/linda.karcanaj/videos/10223525434114676/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu