Platformë online/ Per herë të parë të dhënat mbi mjetet e regjistruara dhe patentat në Shqipëri

0
20

“Open Data”, platforma online mundëson për herë të parë të dhënat statistikore mbi mjetet e regjistruara dhe lejedrejtimet në Shqipëri, si dhe për shërbimet e ofruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Përmes kësaj platforme, DPSHTRR informon se “i ofrojne publikut akses në të dhëna statistikore dhe grafika të ngritura në trajtë shifrash dhe përqindjesh që ndihmojnë individët, subjektet dhe institucione të ndryshme për qëllime kërkimore dhe studimore. Informacione të vlefshme për tregun dhe investimet e huaja, mirëplanifikimin, studimet, analizat e sektorëve e grupeve të interesit, klientët e partnerët duke formalizuar ekonominë bazuar në të dhëna të sakta”.

Sipas DSHPTRR-së ky shërbim risi synon transparencë në komunikim me qytetarët për të dhëna që merren nga sistemet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu