Përse rrinë shqiptarët në internet? Dalin shifrat, ja çfarë zbuloi anketimi

0
1539

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në anketën e përdorimit të teknologjisë së informacionit, 68.6% e individëve të moshës 16-74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit (të paktën e kishin përdorur atë në tre muajt e fundit).

Sipas anketimit aktivitetet kryesore për të cilat shqiptarët përdorin internetit janë : për 50,2 % të përdoruesve të internetit e përdorin atë për të kërkuar informacion në lidhje me mallrat dhe shërbimet, 32,5 % e të anketuarve e përdorin internetin për marrjen ose dërgimin e e-mail-eve dhe 38,2 % për të parë filma.

Referuar rajonit, Shqipëria renditet e parafundit sa i takon përdorimit të internetit, duke lënë pas vetëm Bullgarinë ku vetëm 68% e të anketuarve të moshës 16-75 vjeç kishin përdorur internetin në 3 muajt e fundit qe janë pyetur.

Interneti gjen një përdorim të gjerë në pjesën tjetër të Europës, ku rekordi për vitin 2019-n e mban Islanda, ku thuajse 100% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit që është kryer pyetësori. Pas tyre vijnë  Norvegjia dhe Suedia me 98%, ndjekur nga Zvicra dhe Danimarka me përkatësisht 97%.

Në ndryshim nga shqiptarët,  pjesa më e madhe e europianëve (75%) janë përgjigjur se më së shumti e përdorin internetin për të marrë ose dërguar e-mail-e, për veprime dhe lehtësira bankare, për të kërkuar informacion, dërguar mesazhe, lexuar shtypin etj.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu